Dallku: Edhe në ndeshjen kthyese ia bëjmë ‘hyzmetin’ finales
Prishtina është afër kualifikimit në finale të Kupës, pasi ndeshje parë e fitoi ndaj Drenicës (3-0).
Pas ndeshjes, trajneri Armend Dallku ka thënë se skuadra e tij rrezikojë mjaft shumë në fund të ndeshjes kur edhe kishte një penallti në favor të Drenicës, e cila nuk është konkretizuar në gola nga Hasan Hyseni.
“Në vend që të kishim rezultatin 5-0 apo 6-0 rrezikuam të ishte 2-1. Rezultati 3-0 është mjaft komod, por nuk na lenë të vetëkënaqemi dhe do të tentojmë që edhe ndeshjes së dytë t’ia bëjmë ‘hyzmetin’ pasi synimi ynë është finalja”, ka thënë Dallku.
“Në futboll nuk ka ekip super-favorit sidomos në Kosovë dhe na duhet koncentrim maksimal për ndeshjen e radhës në Skenderaj, pasi asgjë nuk ka përfunduar duke ditur që janë edhe 90 minuta për të luajtur, por ajo edhe çfarë më gëzon është edhe debutimi i një talenti siç është Zhuri”, ka shtuar Dallku.