Dallku: Jam tifoz i Prishtinës

15 mars 2021 | 11:27

Trajneri Armend Dallku në edicionin e kaluar e ka drejtuar FC Prishtinën duke e fituar Kupën e Kosovës.

Dallku u largua nga Prishtina në fillim të këtij edicioni teksa tashmë me shumë sukses po e drejton Dukagjinin e Klinës në Ligën e Parë.

“Unë e kam drejtuar Prishtinën dhe jam tifoz me Prishtinën dhe kam dëshirë që të shpallet kampione. Në opinion është krijuar një ide që unë jam kundër Prishtinës. Unë i kam stërvitur ata lojtarë dhe u dëshirojë suksese”, ka thënë Armend Dallku për “Kampionët”.

Prishtina pas javës së 25-të ndodhet e treta në tabelë me 50 pikë, dy pikë më pak se Ballkani që është e dyta dhe katër pikë më pak se lideri Drita.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-shefi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëri ndër themeluesit…