Dame Karen Pierce emërohet ambasadore e Britanisë në ShBA
07 shkurt 2020
| 16:18
Qeveria e Britanisë së Madhe ka emëruar Dame Karen Pierce në pozitën e ambasadores në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).
Ajo deri tani ka mbajtur pozitën e përfaqësueses se përhershme në Kombet e Bashkuara. Ambasadorja Pierce është bërë gruaja e parë që është emëruar në këtë pozitë, shkruan “BBC”.
Pierce zëvendëson Sir Kim Darroch në këtë pozitë, i cili është shkarkuar në vitin 2019 pasi e kishte quajtur administratën e Donald Trump “të ngathët dhe të paaftë” pas rrjedhjes së e-maileve. Ajo shpreson se do ta forcojë lidhjen e veçantë Britani e Madhe-ShBA.