Damian Gjiknuri i PS-së, përplaset fizikisht me deputetin opozitar Halit Valteri

05 tetor 2020 | 13:37

Deputeti socialist Damian Gjiknuri komentoi incidentin që u pa live jashtë sallës së Kuvendit me deputetin e opozitës parlamentare Halit Valterin.

Ndërsa Valteri tha se Gjiknuri e kishte kërcënuar në telefon dhe e kish ftuar të takoheshin jashtë, ky i fundit mohoi ta kishte kërcënuar. Gjiknuri shtoi ndër të tjera se Valteri ishte fatkeqësi historike në politikë.

“Është fatkeqësi të bëjmë histori me gjëra krejt ordinere. Ju e njihni personin tim, i shpreh problematikat hapur, çdo gjë tjetër është insinuatë e njerëzve që janë fatkeqësi historike në politikë. Deputetët edhe komunikojnë, le ta gjejë vetë Valteri, mua më vjen keq që një debat i rëndësishëm për ligjin të kalojë kështu”,- tha Gjiknuri, për oranews, përcjellë kohajone.

Sa për akuzat se Gjiknuri ka blerë deputetë nga opozita që të votojnë Kodin Zgjedhor, ky i fundit e ftoi Valterin t’i denonconte rastet. “Akuza personale ka kudo në politikë, nuk merrem me histori çfarë i thashë e më tha. Unë nuk kërcënoj njeri. Si duket është mërzitur me ndryshimet e Kodit Zgjedhor ai, por sot po ndodh një ndryshim i madh: hapja e listave. Sa për blerjen e votave, le t’i denoncojë kush janë ata”,- vijoi Gjiknuri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Qendrën për Punë Sociale (QPS) në Shtime, është rregulluar…