
Damka: Do qëndrojmë në sallë gjatë votimit të presidentit
16 mars 2021
| 12:34
Kryetari i Partisë Demokratike Turke, Fikrim Damkën ka deklaruar se deputetët e kësaj partie do të qëndrojnë në sallën e Kuvendit gjatë votimit të Vjosa Osmanit për president.
Pas takimit me Kurtin dhe Osmanin, ai ka thënë se kanë paraqitur kërkesat e tyre para fituesit të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
“Sot kemi pasur takim lidhur me krijimin e qeverisë dhe institucioneve në Kosovës. Kemi paraqitur kërkesat tona, do vazhdojmë bisedimet për krijimin e qeverisë. Dy votat tona do jenë për presidenten, nuk do bllokojmë krijimin e qeverisë Kurti. Do qëndrojmë në sallë për votimin e presidentes”, ka deklaruar Damka.