“Dan” publikon këngën “Homies”(Video)
Artist i ri nga diaspora, “Dan” ka publikuar këngën e tij të parë solo “Homies”(Shoqëri).
Kënga, e cila vjen me një videoklip mjaft të bukur, është në gjuhen gjermane, por ka vargje edhe në gjihen shqipe.
Djaloshi nga diaspora ka deklaruar për gazetën “Epoka e re” se është i kënaqur me realizmin e këngës dhe bashkëpunëtoret e tij.
“Dan”, i cili jeton në Munih të Gjermanisë, ka paralajmëruar edhe projekte të reja në të ardhmen. “Sapo e kam publikua këngën e parë solo, dhe jam shumë i kënaqur me realizmin e këtij projekti. Këtë këngë e kam bërë në gjuhen gjermane me disa vargje në gjuhen shqipe, por shumë shpejt do të sjell dhe projekte tjera në gjuhen shqipe. Deri me tani kam marr shumë mesazhe pozitive për projektin e ri”, ka thënë “Dan”, i cili është me prejardhje nga qyteti i bukur i Prizrenit.
Më herët, ai ka realizuar edhe disa bashkëpunime tjera në muzikë, por tani ka vendosur që karrierën muzikore ta vazhdoj vetëm.
Linku i këngës: https://youtu.be/5jq1l4qJG_Y