Dani Alves, futbollisti me më së shumti trofe të fituara
22 prill 2019
| 16:07
Me të siguruar mbrëmë titullin kampion të Francës me Paris Saint-Germain, Dani Alves është bërë futbollisti me më së shumti trofe të fituara në histori.
Ai mbrëmë e ka arritur trofeun numër 42 në karrierë dhe ka luajtur tek disa prej klubeve më të forta të kohës përfshirë Barcelonën, Juventusin dhe Sevillën nga ku kishte ardhur prej Brazilit në vitin 2002.
Ndërsa, dje ai e ka kaluar ikonën e futbollit egjiptian, Hossam Hassan, i cili numëronte 41 trofe në karrierë me Ahly SC dhe Zamalek.