Dani i blen djalit ‘Ferrari’ në vlerë 300 mijë euro (Video)
24 nëntor 2019
| 14:25
Këngëtari i njohur nga Kosova, Ramadan Krasniqi, i njohur si Dani, mbrëmë ka qenë i ftuar në emisionin “Shiko kush luan”, i cili transmetohet në “Top Channel”.
Në këtë emisioni, i cili drejtohet nga Luana Vjollca, Dani ka folur edhe për jetën e tij private.
Dani ka treguar se është merakli i veturave, duke thënë se është i pari në Kosovë që i blen veturat e reja.
Në këtë kontekst, ai ka treguar se ia ka blerë djalit të tij një veturë në vlerë prej 300 mijë eurosh.
“Djalit ia kam blerë një ‘Ferrari’. Dihet sa kushton një ‘Ferrari’”, ka thënë Dani.
Për më shumë shikojeni në videon e më poshtme nga minuta e 44-të.