Daniel Craig rikthehet pas lëndimit që mori në këmbë gjatë xhirimeve
20 qershor 2019
| 11:52
Dëmtimi që Daniel Craig mori në muajin maj gjatë xhirimeve të “Bond 25” ishte i rëndë dhe shkaktoi mjaft shqetësim.
Por aktori i famshëm duket se e ka marrë veten mjaft mirë dhe është gati t’u kthehet xhirimeve.
Një fotografi që ka postuar në llogarinë e vet në “Instagram” tregon për stërvitjet që është duke i bërë në palestër, edhe pse këmbën e ka ende me protezë mbrojtëse.