Daniel Nelson emërohet trajner i ri i Pejës
KB Peja e ka emëruar Daniel Nelson në postin e trajnerit. Irlandezi e zëvendëson në krye të skuadrës pejane Rami Hadar, i cili ditë me parë u lagua nga ky klub.
Trajneri që ka punuar edhe në Gjermani, Rusi, Angli e shumë vende tjera, debutimin në krye të Pejës e bënë të shtunën në përballje me Sigal Prishtinën, raporton “Epoka e re”.
“Irlandezi Daniel Nelson është emëruar trajner i ri i KB Peja, dhe do ta marrë drejtimin e ekipit nga sot, duke qenë kështu kryetrajner i skuadrës që nga ndeshja me Sigal Prishtinën që luhet të shtunën në orën 17:00. 40-vjeçari vjen në Pejë, pas eksperiencave të ndryshme në Gjermani, Rusi, Angli, Irlandë, Zelandë të Re, Qipro, Rumani, shkurt në Kosovë dhe së fundmi edhe në Holandë. Një pjesë e madhe e sezonit na pret dhe së bashku me Nelson do të luftojmë për përmbushjen e objektivave të KB Pejës. Na priftë e mbara!”, thuhet në njoftimin e KB Peja.