Daniel Serwer: Kosova me çdo çmim duhet ta ruajë sovranitetin territorial
Eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, ka thënë se presidenti i Amerikës, Donald Trump, pavarësisht se gruan e ka sllovene, ai asnjë moment nuk e ka kaluar në Ballkan.
Pavarësisht kësaj, ai ka thënë se në administratën e Trumpit ka zyrtarë të cilët e duan Kosovën me sovranitet të plotë.
“Megjithatë, ka njerëz në administratën e Trumpit sikur zëvendëspresidenti Mike Pence, që e ka bërë të qartë se amerikanët e duan shtetin e Kosovës me sovranitet të plotë”, ka thënë Serweri gjatë diskutimit të organizuar nga Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave me temën “Ballkani, BE-ja dhe ShBA-të: A mund të sinkronizohen përsëri?”
Serweri ka thënë se Kosova duhet ta ruajë më çdo çmim sovranitetin territorial. “Kosova duhet ta ruajë dhe sigurojë sovranitetin e saj territorial me çdo çmim, dhe për këtë duhet të keni afërsi me shtetet mike që janë fuqi të mëdha”, ka thënë Serweri.
Më tutje, ai ka kritikuar Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe, për të cilat ka thënë se janë parti antikushtetuese në Kosovë.