
Danielsson: Kushtet për liberalizimin e vizave, demarkacioni dhe luftimi i korrupsionit
14 shkurt 2018
| 17:46
Drejtori i përgjithshëm për fqinjësi dhe negociata për zgjerim i Komisionit Evropian, Christian Danielsson, pas takimit me kryeministrin Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova i ka edhe dy kushte për t’i plotësuar për liberalizimin e vizave, atë për demarkacionin me Malin e Zi dhe luftimin e korrupsionit.
Sipas tij nëse këto dy kushte plotësohen, atëherë mund të vazhdohet përpara.
Në këtë kontekst ai ka thënë se BE-ja do ta përkrah Kosovën në agjendën e saj të reformave.