Danimarka dhuron 1 milion doza të vaksinës kundër Covid-19 për Kosovën dhe 3 shtete tjera
Shteti i Kosovës bashkë me tri shtete tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë, Maqedonin e Veriut dhe Bosnje e Hercegovinën, janë përfituese të një donacioni të ri të vaksinave kundër Covid-19, raporton IndeksOnline.
Kësaj radhe shteti danez, ka vendosur të dhurojë për këto shtete 1 milion doza të vaksinës Kundër Covid-19.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme të këtij shteti, Jeppe Kofod, përmes një postimi në Tweeter. Këto vaksina do të jenë të Astra Zenecas.
🇩🇰🇦🇱🇧🇦🇽🇰🇲🇰💉
Vores naboer på Balkan oplever en stor vaccinemangel, som både belaster de enkelte samfund og øger risikoen for nye udbrud, der kan sprede sig.Glad for, at vi kan træde til og bistå vores nære samarbejdspartnere med vacciner.https://t.co/J2kxBCs7fB #dkpol #eudk
— Jeppe Kofod (@JeppeKofod) July 1, 2021