Danimarka kualifikohet në Evropian

17 nëntor 2023 | 23:35

Danimarka është kualifikuar në Kampionatin Evropian, pasi mposhti Slloveninë me rezultat 2-1, në mbrëmjen e së premtes.

Joakhim Maehle e nisi sfidën me një gol në minutën e 26’.Golin e barazimit për sllovenët e barazoi Erik Janza, në minutën e 30’.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë. Në pjesën e dytë, Thomas Delaney, e dërgoi sërish Danimarkën në epërsi me një gol në minutën e 54’.

Danimarka pas fitores ka kaluar në epërsi në grupin H, me 22 pikë të grumbulluara, me sllovenët që renditen në vendin e dytë me 19 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll të shtunën përballet me Zvicrën…