Marrëveshja ka një kohëzgjatje prej dhjetë vjetësh dhe Kosova pritet të përfitojë 210 milionë euro.
“Një shumicë e madhe në Parlamentin danez e ka miratuar marrëveshjen në fillim të këtij viti dhe bashkëpunimi me Kosovën për planifikimin dhe realizimin e projektit po vazhdon”, tha Ministria daneze e Drejtësisë në përgjigjen dërguar REL-it.
Sipas marrëveshjes, të burgosurit e huaj do të dërgohen në fillim të vitit 2023 në një burg në qytetin e Gjilanit. Pasi të kenë vuajtur dënimin, ata do të dëbohen nga Kosova.
Danimarka dëshiron që të huajt që kryejnë vepra penale, të dënohen me dëbim nga shteti. Ky shtet planifikon që të transferojë menaxhimin e të huajve përtej kufijve të Bashkimit Evropian.