Danimarka mposht Perunë
16 qershor 2018
| 20:07
Danimarka e ka nisur mbarë Botërorin “Rusia 2018”, duke e mposhtur në ndeshjen parë Perunë në një ndeshje dramatike e me shumë raste shënimi.
Peruja e pati rastin më të mirë për të krijuar epërsinë e parë në këtë takim, kur Cuevas nuk u tregua i saktë nga penaltia në minutën e 45+2, transmeton Koha.net.
Në pjesën e dytë Danimarka u tregua më efikase duke kaluar në epërsi në minutën e 59 përmes Poulsenit, për të asistoi ylli i Tottenhamit, Christian Eriksen.
Në Grupin C kombëtarja e Danimarkës tani është në vendin e dytë me tre pikë, po aq sa ka Franca në krye, kurse Australia e Peruja janë pa pikë.