Danimarka ndalon mbarështimin e vizonëve

22 dhjetor 2020 | 08:34

 

Autoritetet në Danimarkë u pajtuan për ndalimin e përkohshëm të mbarështimit të vizonëve, duke lënë pak shpresë për rindërtimin e kësaj industrie.

Për shkak të frikës nga eskalimi i pandemisë së koronavirusit, Danimarka muajin e kaluar urdhëroi që të gjithë vizonët të asgjësoheshin, pavarësisht mungesës së një pjese ligjore për ta bërë këtë veprim.

Urdhri i qeverisë praktikisht e ka zhdukur industrinë e mbarështimit të vizonëve. Shumica e fermerëve kanë thënë se kjo industri kurrë nuk do të rimëkëmbet, shkruan “The Guardian”, transmeton Express.

Autoritetet tek më vonë e pranuan se urdhri për asgjësimin e vizonëve të shëndoshë nuk ishte bazë ligjore.

Pas vendimit pati tensione politike, duke shkaktuar rënie të besimit ndaj qeverisë dhe duke nxitur thirrje për dorëheqje e mocion të mosbesimit nga partitë opozitare. E tërë situata e arriti kulmin me dorëheqjen e ministrit të Bujqësisë.

Kuvendi i Danimarkës ka vendosur të kërkojë hetime për menaxhimin që qeveria ia ka bërë krizës rreth këtyre kafshëve, përfshirë veprimet e Kryeministres Mette Frederiksen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kuvendin e Kosovës sot janë paraparë të mblidhen shtatë…