Danimarka, Norvegjia dhe Islanda pezullojnë përdorimin e vaksinës AstraZeneca, krijon mpiksje gjakut

11 mars 2021 | 23:29

Danimarka, Norvegjia dhe Islanda njoftuan të enjten se do të pezullojnë përkohësisht përdorimin e vaksinës së koronavirusit të zhvilluar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit.

Agjencia Kombëtare e Shëndetit në Danimarkë ka pezulluar përkohësisht vaksinimin me AstraZeneca-n, pasi te disa persona që e kishin marrë ka krijuar mpiksje gjaku. Madje, një prej tyre raportohet se ka humbur jetën.

Agjencia tha të enjten se nuk kishte vendosur një lidhje mes mpiksjes së gjakut dhe vaksinës, por tha se u kishte kërkuar autoriteteve rajonale, të ngarkuara me programin e vaksinimit, të ndalonin përdorimin e vaksinës së AstraZeneca-s përkohësisht. Mësohet se do të rivlerësohet situata, në konsultim me agjencinë daneze të barnave brenda dy javësh, por nënvizohet se ka prova të besueshme se vaksina është e sigurt dhe efikase. “Ne jemi në mesin e programit më të madh dhe më të rëndësishëm të vaksinimit në historinë daneze”,- tha drejtori i agjencisë kombëtare të shëndetit. “Momentalisht ne kemi nevojë për të gjithë vaksinat e mundshme ndaj edhe nuk është një vendim i lehtë ai i pezullimit të njërës prej tyre”.

“Por, pikërisht për shkak të faktit se ne po vaksinojmë kaq shumë njerëz, kemi nevojë që të reagojmë shpejt dhe me kujdes atëherë kur marrim informacione për efekte të mundshme anësore. Ne duhet të qartësojmë këtë çështje para se të vazhdojmë të përdorim vaksinën e AstraZeneca-s. Agjencia e shëndetit nuk tha se sa raporte për mpiksje gjaku ka marrë por Austria ndaloi përdorimin e një serie të vaksinave të AstraZeneca-s ndërkohë që po jeton një rast vdekjeje për shkak të çrregullimeve të koagulimit dhe një sëmundje nga embolizmi polmonar.

Vende të tjera evropiane, mes të cilëve Norvegjia, Islanda, Estonia, letonia, Luksemburgu dhe Lituania, kanë ndaluar po ashtu përdorimin e një serie vaksinash të AstraZenecas. EMA tha këtë javë se nuk kishte deri më tani prova që e lidhnin vaksinën e AstraZenecas me dy rastet në Austri duke shtuar se numri i personave që raportonin mpiksje gjaku dhe që kishin marrë vaksinën nuk është më i lartë se ai në popullatën e përgjithshme, me 22 raste të raportuara mes 3 milionë personave që e kanë marrë atë deri më 9 mars. Vetëm në Danimarkë mbi 142 mijë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës së Astrazeneca-s.

https://www.cnbc.com/2021/03/11/denmark-suspends-use-of-astrazeneca-vaccine-over-reports-of-blood-clots.html

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
12.03.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…