Danimarka organizon referendum për ta mundësuar mbrojtjen e përbashkët me Evropën

01 qershor 2022 | 11:23

Danimarka të mërkurën do të zhvillojë referendumin nëse duhet të ketë mbrojtje të përbashkët me vendet e Evropës.

Ky zhvillim në shtetin danez vjen pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë.

Sondazhet kanë thënë se 65 për qind e danezëve do të votojnë për politika të përbashkëta me Bashkimin Evropian (BE), raporton “Euronews”.

Por ky vend shpesh ka shfaqur euroskeptizmin.

Iniciativa në Danimarkë për referendum vjen pasi Finlanda dhe Suedia kanë aplikuar për anëtarësim në NATO.

Dy vendet skandinave shpesh përballen me provokime nga Kremlini zyrtar, por pas luftës në Ukrainë edhe zyrtarisht shprehen dëshirën të jenë pjesë e aleancës ushtarake euroatlantike.

Megjithatë, Turqia është bërë pengesë. Ankaraja pretendon që Suedia dhe Finlanda strehojnë grupe të cilat i cilëson si terroriste.

Zhvillimet në Evropë kanë bërë që edhe vendet skeptike si Danimarka të shqyrtojnë mundësinë e afrimit me BE-në, si rezultat i luftës në Ukrainë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bend Baftiu është shpallur kampion me skuadrën e Ballkanit, por…