Danimarka porosit vaksina anti-COVID katër herë më shumë sesa numri i popullsisë

01 shkurt 2021 | 01:24

Sipas Agjencisë së Barnave të Danimarkës, vendi ka porositur 41,6 milionë doza vaksine kundër COVID-19, të mjaftueshme për 24,8 milionë njerëz, pavarësisht popullsisë prej 5,8 milionë banorësh.

Danimarka ka porositur vaksina kundër koronavirusit (COVID-19) në sasi të mjaftueshme për 24,8 milionë njerëz, pavarësisht popullsisë së saj prej 5,8 milionë banorësh.

Sipas shifrave në faqen e internetit të Agjencisë së Barnave të Danimarkës, vendi ka porositur 41,6 milionë doza vaksine kundër COVID-19.

Danimarka, e cila siguron vaksinat përmes Komisionit të Bashkimit Evropian (BE), do të marrë vaksina nga firmat AstraZeneca, Sanofi-GSK, Johnson&Johnson, BioNTech/Pfizer, CureVac dhe Moderna.

Siç raportohet, Danimarka nëpërmjet marrëveshjes posedon edhe mundësinë për të siguruar doza vaksine shtesë për tre milionë njerëz. Nëse përdoret ky opsion, vendi do të ketë blerë vaksina të mjaftueshme për 27,8 milionë njerëz. Anadolu Agency

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja shqiptare, Keisi Medini, ka folur për jetën e saj…