Danimarka rrezikon përjashtimin nga “Euro 2020”
Futbolli dhe paratë janë sinkronizuar më shumë se asnjëherë në dekadat e fundit duke e kthyer sportin më popullor në arenën e një biznesi fitimprurës që gjeneron miliona, por rastet kur është cenuar kombëtarja kanë qenë të pakta.
Këtë radhë diskutimet për kontrata dhe sponsorizimet u rikthyen në vëmendje me rrezikun që përballet Danimarka për t’u përjashtuar nga “Euro 2020”.
Federata e vendit skandinav po kërkon të zëvendësojë përkohësisht disa yje të ekipit si Christian Eriksen, pasi negociatat për termat financiarë me kompanitë sponsore dështuan sërish. Nëse Federata Daneze nuk arrin të rekrutojë lojtarë të rinj për ndeshjet ndaj Sllovakisë dhe Uellsit, atëherë mund të përjashtohet nga turneu kontinental që zhvillohet pas dy vjetësh. Lojtarë si Christian Eriksen kërkojnë kontrata individuale dhe jo kolektive për ta mbajtur logon e tyre në kombëtare.