Danimarka tërheq forcat speciale nga Iraku
17 maj 2018
| 15:03
Rreth 60 forca speciale të Danimarkës do të tërhiqen nga Iraku, kjo pasi shumë zona të kontrolluara nga i ashtuquajturi Shteti Islamik janë çliruar.
Mbështetja do të përfundojë në fund të vjeshtës, ka bërë me dije Ministria e Mbrojtjes e Danimarkës.
Por, rreth 180 forca ushtarake ende do të qëndrojnë në bazën ajrore të al-Asadit në Irak dhe do të kontribuojnë në mbikëqyrje si pjesë e një koalicioni ndërkombëtar që lufton grupin militant islamik.