Danimarka U19 mposhti Kosovën
03 tetor 2019
| 18:44
Përfaqësuesja U19 në konkurrencën e femrave ka pësuar humbje të thellë në ndeshjen e parë në kuadër të Grupit 12 për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Gjeorgjia 2020” kundër Danimarkës me rezultat 0-8.
Vashat e drejtuara nga Kushtrim Munishi nuk arritën t’u bëjnë ballë danezeve të cilat në çdo aspekt ishin më cilësore dhe pjesën e parë e mbyllën me katër gola epërsi, derisa po aq gola i shënuan edhe në pjesën e dytë.
Katër gola për danezet i shënoi Sofie Lundgaard, derisa me nga një gol kontribuuan Bredgaard, Olivia Moller Holdt, Sarah Sundahl dhe Ea Maiken Rasmussen.
/Epoka e re/