Danimarka vazhdon mbështetjen për Kosovën
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur në takim nga kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen, vendi i së cilës ka qenë i palëkundur në ndihmën dhe mbështetjen përgjatë çdo etape në shtetndërtimin e Kosovës.
Në takim me kryeministren Frederiksen, presidentja Osmani ka shprehur mirënjohjen e thellë për mbështetjen e fuqishme për integrimin euroatlantik të Kosovës, veçanërisht për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, si dhe për kontributin e mbi 13 mijë ushtarëve danezë për paqen dhe sigurinë në Kosovë qe nga viti 1999.
“Në takim me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, shpreha mirënjohjen e thellë për mbështetjen e fuqishme për integrimin euro-atlantik të vendit tonë, veçanërisht për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, si dhe për kontributin e mbi 13 000 ushtarëve danez për paqen dhe sigurinë në Kosovë që nga viti 1999”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.