Danimarkë-Australi, 1-1
21 qershor 2018
| 15:55
Danimarka dhe Australia kanë luajtur baras 1-1, në ndeshjen e dytë të Grupit C.
Pas shtatë minutave lojë, Christian Eriksen i solli danezët në epërsi, por australianët nuk u dozuan dhe e barazuan rezultatin në minutën e 38-të. Autor i golit nga penalltia ishte Mile Jedinak. Në pjesën e dytë gola të tjerë nuk pati dhe ndeshja përfundoi 1-1.
Pas kësaj ndeshje Danimarka ka grumbulluar katër pikë, kurse Australia ka një pikë.
/Epoka e re/