DAPK-ja bën thirrje për kujdes dhe mbrojtje të pyjeve nga zjarret
Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” edhe me tej bën thirrje për kujdes dhe mbrojtje të pyjeve nga zjarret pas rastit në bjeshkët e Shtupeqit – territor i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.
“Me këtë rast shprehim falënderim dhe mirënjohje për zjarrëfikësit, Policinë e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës të cilët edhe sot, në ditën e tretë të rastit, qe nga orët e hershme të mëngjesit kanë qenë në prezent në vendin e ngjarjes me numër të shtuar të pjesëtarëve të tyre”, thuhet në njoftimin e DAPK-së.
Në njoftim theksohet se falë angazhimit dhe ndihmës së tyre se bashku me stafin e DAPK-së “Bjeshkët e Nemuna” është arritur që të menaxhohet situata dhe e cila tashmë është nën kontroll.
“Gjithashtu falëndërojmë edhe KFOR-in, të cilët gjatë ditës se djeshme dhe sot kanë intervenuar nga ajri për shuarjen e zjarrit”, ka njoftuar DAPK-së.