
Dardan Abazi nga shoqëria civile emërohet drejtor i Arsimit në Vushtrri
01 shkurt 2023
| 11:37
Ferit Idrizi, kryetar i komunës së Vushtrrisë ka emëruar Dardan Abazin nga shoqëria civile drejtor të Arsimit.
“Sot kam emëruar z. Dardan Abazin, drejtor të arsimit, i cili vjen nga shoqëria civile. Ka një përvojë të gjatë në politikat publike, mbi një dekadë në analizën e politikave publike, hartues i projekteve vendore e ndërkombëtare në sektorin e shoqërisë civile, si dhe me një përvojë të gjatë në reformën e administratës publike. Na priftë e mbara Dardan!”, ka shkruar Idrizi në “Facebook”.