Dardan Berisha: Duam edhe trofeun e Superkupës
23 shtator 2019
| 13:19
Kapiteni i Sigal Prishtinës, Dardan Berisha, ka thënë se triumfi në ndeshjen e Superkupës është mënyra më e mirë për të nisur edicionin e ri.
Prishtina nesër në mbrëmje përballet në ndeshjen e Superkupës me skuadrën e Rahovecit.
“Deri më tani jemi përgatitur për ndeshjet e Ligës së Kampionëve, kurse tani jemi fokusuar për sfidën e Superkupës. Besoj se do të jetë një spektakël i basketbollit, pasi palestra do të jetë e mbushur me tifozë dhe më i miri të fitoj në fund. Sigurisht ne, pas titullit dhe Kupës, duam edhe trofeun e Superkupës, por me rëndësi është që të jetë një ndeshje e bukur për tifozët dhe të nisë edicioni i ri i basketbollit në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Berisha për faqen e FBK-së.
/Epoka e re/