Dardan Berisha konfirmon largimin nga KB Peja

11 gusht 2022 | 12:32

Njëri prej basketbollistëve më të mirë në basketbollin e pasluftës, Dardan Berisha edhe zyrtarisht është larguar nga KB Peja. Lajmin e ka konfirmuar vet basketbollisti pejan nëpërmjet një postimi në profilin e vet në “Facebook”.

“Të dashur qytetarë te Pejës, tifozë ‘Shqiponjat’ dhe dashamirë të basketbollit. Dua të ju informoj se nga ky vit nuk do te jem më pjesë e KB Peja. Me ketë rast falënderoj nga zemra qytetarët, tifozët, bashkëlojtarët si dhe te gjithë ata të cilët më përkrahen gjatë rrugëtimit tim. Ishin vite të jashtëzakonshëm dhe përherë do mbet në kujtimet e mija”, ka shkruar Berisha në profilin e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për shkak të frikës se mund të ketë reduktime, por…