Dardan Berisha, MVP i xhiros 8

18 dhjetor 2020 | 10:57

KB Peja ka mundur Sigal Prishtinën 89:94 në derbin e rivalëve të vjetër në basketbollin e Kosovës.

Dardan Berisha ishte basketbollisti më i dalluar në parket, duke realizuar plot 38 pikë në këtë përballje. Berisha kishte edhe pesë kërcime, tre asistime dhe katër topa të vjedhur, ndërsa indeksin e ndeshjes e kishte 35.

Basketbollisti pejan shënoi nëntë trepikësha nga 14 tentime, ndërsa dy herë ishte i saktë për dy pikë nga gjashtë tentime dhe shtatë gjuajtje të lira nga nëntë tentime.

Ndërkohë, top-5 shënuesit më të mirë të xhiros së tetë janë: Dardan Berisha i Pejës me 38 pikë, Sean Hoehn i Bashkimit me 36, Fisnik Rugova i Bashkimit me 28, Edmond Azemi i Sigal Prishtinës me 25 dhe Musab Mala i Bashkimit me 24.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ismail Syla -  Më rastin e 21 vjetorit të…