
Dardan Cena e nisi mbarë Evropianin e xhudos
24 prill 2025
| 11:11
Dardan Cena e ka nisur me këmbë të mbarë Kampionatin Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.
Garuesi kosovar e kaloi rrethin e parë në kategorinë deri në 73 kilogramë pasi e mundi xhudistin izraelit, Baruch Shmailove.
Dardan Cena, i cili është i biri i ish-xhudistit të njohur kosovar, Anton Cena, në raundin e dytë të garave do të përballet me ukrainasin Said-Magomed Khalidov.
Krahas Cenës, sot do të garojë edhe xhudisti tjetër kosovar, Akil Gjakova.
Dje, Distria Krasniqi arriti sukses të jashtëzakonshëm duke u shpallur kampione e Evropës.