Dardan Cena i bronztë në Kupën Evropiane për junior

01 korrik 2023 | 19:42

Dardan Cena (-73 kg) sot është stolisur me medalje të bronztë në Kupën Evropiane për Junior (U21) në Slovenj Gradec të Sllovenisë.Cena në ndeshjen e parë mposhti me Ippon italianin, Riccardo Roma.

Në xhiron e dytë ai humbi me Ippon, nga hungarezi Adam Kalasz.Pas asaj humbje ai u kualifikua të ndeshej në repasazh dhe u këndell, në ndeshjen e parë të repasazhit mposhti me Wazaari dhe Ippon, bullgarin, Victor Scerlev.

Në ndeshjen e dytë ai mposhti me Ippon dhe Wazaari, çekun Jan Lisy.Cena në ndeshjen e tretë mposhti përseri me Wazaari dhe Ippon, garuesin nga Bosnja e Hercegovina Darko Topalovic.

Për të bronztën ai mposhti me dy Wazaari për Ippon garuesin nga Kazakistani Emir Zakirov.

Muhamedin Veseli (-60 kg) u rendit i 5-ti, ai në ndeshjen e parë humbi me Ippon, nga italiani Simone Aversa.

Veseli pas asaj humbje u kualifikua të ndeshej në repasazh, në xhiron e parë ai ishte i lirë, në xhiron e dytë ai mposhti me Ippon, bullgarin Hristo Hristov.

Në ndeshjen e dytë mposhti me Wazaari, ukrainasin Karimdzhon Mamadov.

Muhamedini në ndeshjen e tretë mposhti me Ippon, ukrainasin tjetër Daniil Vorona.Veseli për medalje të bronztë edhe pse ishte duke udhëhequr me Wazaari ai humbi me Ippon, nga armeni Vahe Aghasyan.

Muharrem Hyseni (-66 kg) në ndeshjen e parë humbi me dy Wazaari për Ippon, bullgarin Boyan Yotov.

Pas asaj ndeshje ai u kualifikua të ndeshej në repasazh, ne xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë ai mposhti me dy Wazaari për Ippon, ukrainasin Stanislav Hladskyi.

Në ndeshjen e tretë Muharremi humbi me Ippon, nga polaku Krzysztof Klimkiewicz dhe nuk vazhdoj tutje garën.Loris Sharapolli (-73 kg) në ndeshjen e parë mposhti me Ippon, amerikanin Romin Bakhtiyor.

Në ndeshjen e dytë ai humbi me Ippon, nga ukrainasi Nazar Kulieshov dhe nuk vazhdoj garën tutje.Dion Sharapolli (-66 kg) në ndeshjen e parë mposhti me dy Wazaari për Ippon, sllovakun Matej Klobucnik.

Në ndeshjen e dytë ai humbi me Ippon, nga hungarezi Adam Major dhe mbaroj garën.Dëbora Gjakova (-63 kg) në ndeshjen e parë mposhti me Wazaari, kroaten Nina Cvjetko.

Në ndeshjen e dytë Gjakova humbi me Ippon, nga ukarinasja Yana Zinchenko.

Nesër ndeshet Anes Veseli (-90 kg).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i Detyrës së Kryetarit të Degës së Partisë Demokratike…