Dardan Gashi: Gabova që gjuajta me armë
10 janar 2018
| 22:00
Ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor (MAPH), Dardan Gashi, ka theksuar se nuk është në rregull të festohet me armë.
Ai këto komente i ka bërë në emisionin “Debat D”, të RTV Dukagjini, duke theksuar se nuk dëshiron as ta minimizoj dhe as ta bëjë si gjest simpatik këtë veprim të tij.
“Të gjithë ne kemi jetë private dhe publike. Ajo ka ndodhë dhe është dalë në publik. Unë jam i gatshëm të ballafaqohem dhe jam ballafaquar. Nuk duhet të bëhet temë për dy muaj një çështje e tillë. Nuk dua ta minimizoj as ta bëjë simpatike një veprim të tillë. Nuk jam larguar nga përgjegjësia dhe nuk largohem”, ka thënë Gashi.