Dardan Islami: Haradinaj është “Goal Getter”, e shti n’lojë, i jep dy tre gola, edhe ec

11 shkurt 2021 | 00:17

Kandidati për deputet i AAK-së, Dardan Islami, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se arsyeja pse nuk i është bashkuar VV-së është që beson shumë tek Ramush Haradinaj.

Islami ka aderuar në AAK para fillimit të fushatës zgjedhore dhe është futur në listën e kandidatëve të deputetë.

Ai ka përdorur një analogji me lojën e futbollit për të treguar besimin e tij tek Ramush Haradinaj.

“Haradinaj është “Goal Getter”, e shti n’lojë, i jep dy tre gola, edhe ec”, ka thënë ai.

“Ka kondicion. Me atë kondicion ai i kryen punët. Ka përfunduar gjithçka që ka marrë në dorë. E keni parë në kohën kur ishte kryeministër. Ndërton ura dhe nuk i djeg ato. I ka rrugët e hapura me të gjithë të tjerët, përvec me Murat Mehën ju e dini”, ka shtuar ai.

Tutje ai ka thënë se zgjedhja e Haradinajt president do të ishte mesazh drejtuar Serbisë me të cilën Kosova nuk po arrin të përmbyllë procesin e dialogut.

“T’ia çojmë një mesazh Serbisë: Haradinajn president”, tha Islami.Express

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Maria Bove e njohur si Mari J është një modele…