Dardan Molliqaj: Albin Zajednica: “Po ka Asociacion”
22 mars 2023
| 23:14
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti se në marrëveshjen e pajtimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Ohër bën pjesë edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe.
“Albin Zajednica: ‘Po ka Asociacion’. PSD: ‘Ka protesta’. E shtunë, ora 14:00, shihemi n’sheshin ‘Zahir Pajaziti'”, ka shkruar Molliqaj në “Facebook”.
“Ka asociacion, neni 10 thotë që të dyja palët e konfirmojnë obligimin e tyre për t’i zbatuar marrëveshjet e kaluara për të cilat ngelen valide dhe të obligueshme”, ka theksuar kryeministri Albin Kurti në RTK.