Dardan Molliqaj i reagon Liburn Aliut: Mos u viktimizoni!
Kritikat mes anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje! dhe PSD-së kohët e fundit janë shpeshtuar.
Përmes një postimi në “Facebook”, Dardan Moliqaj, i është kundërpërgjigjur anëtarit të LVV-së, Liburn Aliut.
Liburn Aliu akuzoi Kadri Veselin, Hashim Thaçin, Shpend Ahmetin dhe Dardan Molliqajn se po e sulmojnë nga të gjitha anët LVV-në.
Molliqaj reagoi duke thënë se Vetëvendosje të mos viktimizohet pasi që nuk i’u ndihmon.
Më poshtë keni postimin e plotë të Molliqajt:
Stuhia
Stuhia nuk ka karakter apo natyrë qëllimore për të dëmtuar anijet dhe njerëzit!
Kur kapiteni i anijes bën gabime në manovrim dhe e futë anijen dhe stafin e tij në një stuhi që e kërcënon të ardhmen e tyre, atëherë nuk është stuhia përgjegjëse por kapiteni.
E keni futur veten në stuhi me qëndrime pa përmbajtje, të pa logjikshme e të panevojshme, tani duhet të përballeni me kritika përmbajtësore nga ana e PSD-së. Të viktimzoheni siç po e bën Liburni nuk ju ndihmon, siç nuk i ndihmojnë stafit të anijes lutjet ndaj Poseidonit.