Dardan Molliqaj: Kryeministër mos prano!
18 mars 2023
| 13:08
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka shkruar në “Facebook” për takimin që po ndodh sot në Ohër mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Ai e ka ftuar kryeministrin që të dorëhiqet dhe ta kundërshtojë, si dikur, bashkë me të, formimin e Asociacionit.
“Kryeministër mos prano! Ka alternativë. Dorëhiqu dhe hajde e kundërshtojmë bashkë në shesh”, ka shkruar Molliqaj.