Dardan Molliqaj merr detyrë të re në PSD, sekretar i përgjithshëm
26 qershor 2019
| 23:08
Partia Socialdemokrate (PSD) ka mbajtur mbledhjen e radhës të Këshillit Drejtues, ku u diskutua për situatën politike dhe mbi planin organizativ për rritje dhe zgjerim.
Po ashtu, gjatë kësaj mbledhjeje Këshilli Drejtues votoi si nënkryetare të PSD-së Shqipe Pantina; votoi si sekretar të përgjithshëm Dardan Molliqaj; ndërsa zgjodhi anëtarë të kryesisë: Adea Batusha, Aida Rushiti, Ardian Olluri dhe Natyra Kuçi.