Dardan Molliqaj zgjedhet kryetar i ri i PSD-së
Pas dorëheqjes së Shpend Ahmetit nga posti i kryetarit të PSD-së, kjo parti sot ka zgjedhur kryetarin e ri, Dardan Molliqaj.
Lajmin e ka bërë me dije për gazetën “Epoka e re” zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi.
Molliqaj ka marrë sot besimin e Kuvendit të PSD-së si organi më i lartë vendimmarrës.
Ai përmes votimit të fshehtë ka marrë 83.7% të votave për, duke u zgjedhur kështu kryetar i PSD-së.
Shpend Ahmeti ka bërë me dije se për shkak të përgjegjësisë pas rezultatit zgjedhor të 6 tetorit, ka marrë vendim për t’u tërhequr nga pozitat në këtë subjekt partiak dhe tash e tutje për të vazhduar angazhimin e tij vetëm si kryetar i Komunës së Prishtinës.
PSD-ja në zgjedhjet e 6 tetorit hyri në koalicion parazgjedhor me AAK-në, dhe nuk arriti që asnjë kandidat i saj të bëhet deputet.
/Epoka e re/