Dardan Sejdiu: Debati duhet të bëhet në Kuvend
11 tetor 2018
| 12:59
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, i cili ishte pjesë e takimit të thirrur nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se procesi i dialogut me Serbinë nuk mund të ecën pa konsensus.
“Ne si PSD do të shkojmë në çdo takim, qoftë i thirrur nga pozita apo opozita. Debatet nuk duhet të bëhen nëpër studio televizive dhe as konferencë për medie, por debati duhet të bëhet në Kuvend”, ka thënë Sejdiu, raporton “Epoka e re”.
Në këtë takim nuk morën pjesë përfaqësuesit e LDK-së dhe as të LV-së.
/A. MAVRAJ/