Dardan Sejdiu deklarohet pas zgjedhjes se kryesisë së re të PDK-së

06 gusht 2021 | 11:38

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe PSD-së, Dardan Sejdiu është deklaruar pas zgjedhjes se kryesisë së re të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Sejdiu, i cili është përfolur në medie se do të jetë pjesë e PDK-së, ka thënë se zgjedhja e kryesisë së kësaj partie është hap i mirë drejt modernizimit të skenës politike në Kosovë.

“Zgjedhja e kryesisë së re nga PDK është edhe një hap i mirë drejt modernizimit e normalizimit të politikës në Kosovë. Përbërja e kryesisë së re të këtij subjekti shpërfaq qartazi ambicien e Memlit për ecje përpara dhe potencialisht edhe për ndryshim të llojit të narrativës që PDK mund ta ndërtojë! Zgjedhjet e 14 shkurtit duket se u lexuan mirë nga dy subjektet më të mëdha opozitare”, ka shkruar Sejdiu në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“DEPO STEEL” Sh.p.k. me adresë në Bresje -4, Fushë Kosovë,…