Dardan Sejdiu: E kuptoj por nuk e mirëkuptoj Albinin
Shef i Grupit Parlamentar të Partisë Social Demokrate (PDS), Dardan Sejdiu, ka thënë se si sfidë të partisë e sheh çuarjen përpara të një koncepti për republikë qytetare.
Në “Zona e Debatit” në “Klan Kosova”, ai ka deklaruar se e kupton, por nuk e mirëkupton kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kur ai flet për PSD-në dhe hisen e saj në skenën politike në vend.
“Në politikë konformizmi është garanci për të mbijetuar. Sfida është që të ecim tutje me një koncept për republikë të qytetarëve. Kam qenë nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje për disa vjet. Kam qenë një nga njerëzit që kanë shkruar Alternativën qeverisëse. Unë e kuptoj Albinin, por e kam të vështirë ta mirëkuptoj. Më shumë ka qenë tentativë e tij(deklaratat e Kurtit për fuqinë politike të PSD-së) që të ulë apo të godasë mbi potencialin e Partisë Social Demokrate, sesa të japë ndonjë shifër të qëndrueshme”, ka deklaruar Sejdiu.