
Dardan Sejdiu: Keq me vaksinim, keq me Amerikë, Gjermani e Shqipëri, bash për mësysh
14 gusht 2021
| 16:08
Ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, po thotë se Kosova është bërë për mësysh, pasi sipas tij, shteti i ka punët keq sa i përket vaksinimit e raporteve me miqtë.
Përmes një reagimi në profilin e tij zyrtar, Sejdiu ka thënë se Kosova qëndron keq me procesin e vaksinimit, derisa ka përmendur edhe raportet politike me SHBA’të, Gjermaninë dhe Shqipërinë
Ai thotë se edhe me tri këto shtetet Kosova qëndron keq.