Dardan Sejdiu kritika Qeverisë Kurti: 100-ditëshi i punës me ankesa, akuza dhe popullizëm

30 qershor 2021 | 11:30

Ish-deputeti i Vetëvendosjes dhe PSD-së, Dardan Sejdiu, ka thënë se ka pritur që 100-ditëshi i punës së qeverisë në krye me Albin Kurtin ka pritur që të jetë agresiv e ambicioz.

Megjithatë, Sejdiu ka thënë se ajo se çka është parë në këto ditë të punës janë arsyetimet, akuza e ankesat për popullizëm.

“Arsyetime, akuza e ankesa! 100-ditëshi i Qeverisë Kurti kam pritur që të jetë agresiv e ambicioz, zhvillimor e transformativ, siç ishte edhe Alternativa Qeverisëse! Ajo çfarë pamë këto 100 ditë ishin arsyetime, akuza, ankesa e popullizëm! E ardhmja është digjitale, digjitalja kërkon ambicie e guxim transformues. E ardhmja është e gjelbërt, e gjelbërta kërkon qartësi mbi orientime të politikave publike.  E ardhmja mund të filloj edhe 100 ditët e ardhshme!  Jo domosdoshmërisht nga qeveria”, ka shkruar Sejdiu në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetasit e Kosovës, Bosnje e Hercegovinës dhe Malit të Zi…