Dardan Shala: Për një letër të munguar nga Qeveria, 2 mijë persona kanë mbetur pa punë në Gjakovë

30 janar 2025 | 20:12

Dardan Shala, drejtor i përgjithshëm i “Devolli Corporation”, ka thënë se në mungesë të një letre nga Qeveria Kurti drejtuar qeverisë në ShBA, dy mijë persona në Gjakovë mbetën pa punë.

Në Edicionin Special, Shala tha se si pasojë e masave anti-damping nga ShBA-ja ndaj Kosovës, kanë pësuar shumë qytetarë.

“Meqë u vunë masat, ne e pamë se s’kishim nga ana e qeverisë këtu, dhe ne si çdo kompani tjetër, e zhvilluam planin alternativ menjëherë. Kemi arritur me një angazhim vetëmohues të Zotit Devolli dhe stafit atje në Gjakovë, që një pjesë të madhe të eksportit ta kompensojmë në tregun evropian. Jemi duke prodhuar brende të caktuara për kompani të mirënjohura, si psh JYSK. Këto janë kontrata që po shpresojmë që gjatë këtij viti do të rriten, janë kontrata afatgjata që po synojmë t’i rrisim, por po ashtu, meqë tani e kemi një prëvoijë të hatashme në aspektin global, ne kemi plane të caktuara edhe për depërtim në Lindjen e Mesme dhe të Largët.

“ShBA, po besojmë që me një strukturë të re qeveritare, me njerëz profesionistë, ne do të iniciojmë…sepse është e nevojshme të shpjegohet, sepse masa anti-damping nuk është e përhershme, por e përkohshme, kërkon rishqyrtim periodik, por inicimi duhet të bëhet nga ana jonë, që të kërkohet nga ShBA që ta rishqyrtojnë vendimin në mënyrë që të kthehet në pikën si ka qenë”, deklaroi Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në tubimin elektoral të PDK-së në Mitrovicë, atmosfera u ndez…