Dardana, ekipi më i ri i Ligës së Parë
02 qershor 2019
| 18:22
Ndeshja e barazhit për inkuadrim në Ligën e Parë mes Bashkimit të Koretinit dhe Dardanës ka përfunduar me fitoren e dardanëve me rezultat 3:0.
Dardana është fituese e kësaj ndeshje pas fitores 3:0 ndaj rivalit lokal në ndeshjen që u zhvillua sot në stadiumin “Riza Lushta”, shkruan Zëri.info.
Skuadra e drejtuar nga Erdin Hashani ishte më e mirë në fushë, kurse pjesën e parë e përfundoi në epërsi me dy golat e Adonis Dodollit.
Në pjesën e dytë, bardhekaltërit shënuan edhe golin e tretë përmes Rinos Rifatit.
Kështu, nga edicioni i ardhshëm, Dardana do të bëjë gara në Ligën e Parë, kurse, Bashkimi i Koretinit do të luajë në Ligën e Dytë.