“Dardana” përforcon pozitën e parë
03 mars 2019
| 17:49
Klubi i Futbollit “Dardana” e Kamenicës ka filluar sezonin pranveror në mënyrën më të mirë. Me një lojë ferr dhe korrekte dhe me një referim të shkëlqyeshëm dhe në mot të mirë, ekipi i “Dardanës” të dielën si mysafir i “Lepencit” të Kaçanikut ka arritur të fitojë me rezultat minimal 1:0.
Golin e vetëm për mysafirët, por që u solli tri pikë të reja, e ka shënuar Egzon Huruglica pas një asistimi të shkëlqyeshëm të Zogianit.
Tani “Dardana”, pas gjashtëmbëdhjetë xhirosh, kryeson tabelën e Ligës së Dytë B me 39 pikë, e ndjekur nga “Minatori” me 37 pikë dhe nga “Lepenci” me 35 pikë etj.
(Liridon Zeqiri)