Dardana vazhdon bashkëpunimin me Pajazitin
06 korrik 2020
| 08:56
Sedat Pajaziti do të jetë trajner i Dardanës nga Kamenica edhe në edicionin 2020/21.
Lajmi është bërë me dije nga kryetari i klubit, Sevi Kastrati. “Kemi arritur marrëveshje me Pajazitin dhe ai do të jetë trajner i Dardanës në sezonin e ardhshëm”, ka deklaruar Kastrati për “Olle”.
“Jemi në negociata me 3-4 futbollistë cilësorë dhe besoj se do të arrijmë marrëveshje. Pas vendimit të FFK-së për ndarjen e tabelës në dy grupe, synimi ynë do të jenë dy pozitat e para në renditje”, ka shtuar Kastrati. Dardana është inkuadruar në Ligën e Parë në edicionin që e lamë pas.