Dardanët arrijnë në Spanjë 

29 mars 2021 | 21:43

Ekspedita e Kombëtares së Kosovës ka arritur në Sevilla dhe është akomoduar në hotel “Melia”.

Ekspeditën e Dardanëve në aeroportin e Sevillas e kanë pritur zyrtarët e Federatës Spanjolle të Futbollit, të cilët i kanë dëshiruar mirëseardhje dhe qëndrim të këndshëm në Spanjë.

Dardanët nesër do ta mbajnë stërvitjen në “Estadio La Cartuja de Sevilla” në orën 18:00, aty ku të mërkurën do të përballen me Kombëtaren e Spanjës, në ndeshjen e dytë të kualifikimeve për Botërorin “Katari2022”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zlatan Ibrahimoviqi u shpreh shumë i lumtur për fitoren ndaj…