‘Dardanët’ barazojnë me Qipron
Përfaqësuesja e Kosovës U19 e ka mbyllur me barazim ndeshjen e tretë dhe të fundit në kuadër të grupit të 3-të në Maind Round, për kualifikimet e Evropianit 2023.
“Dardanët” U19 në ndeshjen e fundit të turneut kualifikues në Suedi, kanë barazuar me Qipron, 0:0. Në pjesën e parë të përzgjedhurit e Ramiz Krasniqit luajtën më mirë, bashkëvepruan dhe e qarkulluan topin më mirë se kundërshtari dhe krijuan edhe disa raste shënimi, por sikur topin nuk donte të hynte në portën qipriote. Edhe pjesa e dytë nisi me mbizotërim të “dardanëve” por Qipro u mbrojt mjaft mirë.
Kështu pas dy humbjeve nga Ukraina (1:0) dhe Suedia (3:0), Kosova U19 e mbylli këtë rreth kualifikues me barazim.
“Kemi pasur një paraqitje shumë të mirë në këtë ndeshje. Krijuam shumë raste por nuk i realizuan. Na ka munguar qetësia para portës rivale. Djemtë kanë pasur dëshirë për fitore e kjo mbase na u hakmor”, ka theksuar pas ndeshjes përzgjedhësi, Ramiz Krasniqi.